KB Peja mburret, klubi i vetëm me trofe në edicionin 2019/2020 - Bota Sot
KB Peja mburret, klubi i vetëm me trofe në edicionin 2019/2020

Basketboll

KB Peja mburret, klubi i vetëm me trofe në edicionin 2019/2020

Nga: K. G. Më: 4 prill 2020 Në ora: 15:55
KB Peja mburret, klubi i vetëm me trofe në edicionin 2019/2020

Klubi i basketbollit Peja ka një mijë e një arsye që të mburret sepse e vetmja që e mbylli edicionin me trofe, me Kupën e Republikës së Kosovës. 

“KB Peja, klubi i vetëm me trofe në edicionin 2019/2020. 

Tashmë shumica prej juve e dini se garat e stinorit 2019/2020 janë anuluar nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Kjo ndodhi për shkak të pandemisë jo të zakontë COVID 19.

Image

Ne duam të falënderojmë tifozët e Klubit Peja, të cilët i japën fuqi rikthimit tonë në SuperLigë dhe na motivuan çdo lojë që të sjellim fitoret në shtëpi.

Faleminderit lojtarëve që djersitën fanelat e tyre duke na nderuar dhe respektuar ngjyrat e qytetit tonë.

Faleminderit bordit drejtues dhe sponzorëve për angazhimin dhe supportin e vazhdueshëm, pa juve asgjë nuk do ishte e mundur.

Faleminderit qytetit të Pejës dhe të gjithë atyre që kontribuan në suksesin e KB Pejes këtë stinor, jeni gjëja më e bukur.
E ju bëjmë thirrje dhe ju lusim që këto kohë të qëndroni në shtëpitë e juaja, të kujdeseni për veten dhe të dashurit tuaj, sepse jemi duke luftuar me diçka që nuk e shohim dhe nuk e dëgjojmë dhe mënyra e vetme për ta mposhtur është duke qëndruar të sigurtë në shtëpitë tona.
Shihemi së shpejti. Me dashuri nga Qyteti i Basketbollit”, shkruan në faqen e klubit të Pejës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat