LeBron James në mesin e 12 lojtarëve më të vjetër në NBA – fakt interesant - Bota Sot
LeBron James në mesin e 12 lojtarëve më të vjetër në NBA – fakt interesant

Basketboll

LeBron James në mesin e 12 lojtarëve më të vjetër në NBA – fakt interesant

Më: 11 prill 2020 Në ora: 20:55
LeBron James

LeBron James vazhdon akoma të jetë ‘fytyra’ e NBA.

Edhe pse në mesin e lojtarëve më të vjetër në ligë, James po vazhdon të dominojë këtë kompeticion (NBA).

‘Mbreti’, me fanellën e Lakers arriti që të printe skuadrën e tij drejt numrit 1 në konferencën perëndimore këtë sezon (deri në suspendimin e Covid19), por ishte edhe në garë për çmimin MVP.

Por, kjo nuk del të jetë shumë normale, ndoshta edhe për shkak të moshës që LBJ ka.

Nga 442 lojtarë aktiv në NBA, 430 janë në moshë më të re sesa LeBron James.

Kjo ndryshe do të përkthehej edhe si 97.2 % – pra, James është më i vjetër se 97.2% e ligës.

Përkundër këtyre numrave, James vazhdon të dominojë parketet e NBA. Këtë sezon ai ka regjistruar 25.7 pikë, 7.9 kërcime dhe 10.6 asistime për ndeshje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat