Ish ylli i NBA premton deri në 1 milion dollar në luftën kundër COVID-19

Basketboll

Ish ylli i NBA premton deri në 1 milion dollar në luftën kundër COVID-19

Më: 15 prill 2020 Në ora: 10:05
Ish ylli i NBA, Jeremy Lin

Ish ylli i NBA, Jeremy Lin, ka premtuar deri në 1 milion dollarë dhurime në përpjekjet për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

COVID-19 është shndërruar në një problem global. Mijëra njerëz kanë humbur jetën nga ky virus, dhe shumë të tjerë janë infektuar.

Ekonomitë e shteteve kanë pësuar rënie të madhe, dhe shumë sportistë kanë treguar zemërgjerësinë e tyre, duke dhuruar shuma të mëdha parash.

“Një mënyrë e thjeshtë për të qenë dritë në këto ditë është të mbështesni organizatat që bëjnë punë vendimtare gjatë krizës”, ka shkruar Lin.

Lojtari që ka bërë një karrierë të madhe në NBA, tani është pjesë e Beijing Ducks në Kinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat