Shqiptari është shpallur basketbollisti i stinorit në Gjermani 

Basketboll

Shqiptari është shpallur basketbollisti i stinorit në Gjermani 

Nga: Fatmir Beka Më: 16 prill 2020 Në ora: 17:55
Jetullahu

Basketbollisti mitrovicas Faton Jetullahu Ka vazhduar me paraqitje të mira dhe mbresëlënëse duke qenë figura kyçe në skuadrën gjermane SG ART Giants Dusseldof  në Bundesligën 2 të Gjermanisë, ai ditë më parë u shpall MVP i stinorit në këtë rang të garave.

Fatoni i lindur me 31 maj 1994 në qytetin gjerman Datteln është me prejardhje shaljan, përkatësisht prindi i tij është Xhafer Jetullahi nga Dedia, klubi i parë në të cilin ka nis basketbollin është GV Waltrop, ndërsa aktualisht është figura kryesore e klubit ART Giants Düsseldorf.

Ai fal ndërtimit trupor dhe gjatësisë 188 cm dhe 98 kg,  me mjaftë sukses po paraqitet varësisht nga nevoja e klubit ku luan , në pozitat 1, atë 2 dhe 3, ndërkohë që me përkushtimin dhe angazhimin luftarak, jo pa shkas nga adhuruesit quhet edhe Adler (shqiponja).

Sikurse edhe në stinorin e shkuar ku ishte basketbollisti kyç i skuadrës në kampionatin gjerman të Basketbollit – Bundesliga 2, edhe sivjet ai me një mesatare prej 13 pikë në ndeshje, 5,6 kërcime dhe 2.9 asistime padyshim ishte më i miri në skuadër, ndërkohë që u shpall edhe më i miri i ligës.

Fjalë të mira dhe vlerësim të lartë për lojën e “shqiponjës” kanë dhënë ekspertë edhe njohës të shumtë të basketbollit, që tek djaloshi shaljan shohin një basketbollist me të ardhme të sigurt.

Trajneri i mirënjohur mitrovicas, dikur pjesë e shtabit teknik të KB “Trepça” Besart Kelmendi, që tash e disa vite po kryen “zejen” e trajnerit në basketbollin gjerman, ka vlerësuar lartë Fatonin, edhe si njeri, edhe si sportist edhe si basketbollist.

“Faton Jetullahi njihet si njëri ndër lojtarët me guximtar në Ligë, ku stinorin e shkuar ka qenë basketbollisti vendimtar në 8 ndeshjet kryesore, duke e vendosur fituesin në momentet e fundit. Njihet si shumë luftarak, ndërsa lidhur edhe me prejardhjen por edhe dëshmimin në parket jo pa arsye e thërrasin “adler-shqiponja” në gjuhën shqipe” tha Kelmendi.
Aktualisht bazuar edhe në statistikat e Bundesliga 2, Fatoni ndodhet në dhjetë kosha-shënuesit më të mirë të Ligës, më i miri shënues në gjuajtje për tre pikë, po luan me një mesatare mjaftë të mirë prej 13 pikëve, ndërkohë që luan në tri pozita kyçe 1, 2 dhe 3.

Cilat janë statistikat që Jetullahut ia mundësuan të jetë basketbollisti më i mirë i stinorit: ai ka zhvilluar mesatarisht nja 29,22 minuta në ndeshje, ka mesatarisht 13 pikë të shënuara me përqindje mbi 40 të saktësisë (61 nga 152 tentime), ka mesatre prej 5.6 kërcime në ndeshje dhe 3 asistime në ndeshje.

Disa nga paraqitjet më të mira janë në ndeshje me Itzehoe Eagles ku shënoi 23 pikë, kundër skuadrës Schwelmer Baskets kur arriti të shënoj 28 pikë, në ndeshjen me Ewe Baskets Oldenburg 20 pikë etj.

Disa herë Jetullahu ia ka dal të ketë shifra dyshifrore si bie fjala kundër skuadrës BSWSixers kur kishte 19 pikë dhe 10 kërcime , në ndeshjen kundër Wedel kur shënoi 12 pikë dhe kishte 11 kërcime dhe kundër  BSW Sixers në ndeshjen kthyese kur kishte 13 pikë dhe 10 kërcime.

Mirëpo për çudi përkundë këtyre paraqitjeve edhe titujve edhe mesatareve të arritura basketbollistin Faton Jetullahu ende nuk e ka kontaktuar askush nga Federata e Basketbollit të Kosovës, ku ai  fal gjatësisë përvojës dhe mundësisë së paraqitjes në tri pozita do të mund të kontribuonte shumë në ngritjen e cilësisë së përfaqësueses sonë të basketbollit.

Jetullahu shpreson dhe ëndërron që një ditë do të merr ftesën dhe do të mund të bëhet pjesë e fanellës kombëtare të Kosovës dhe të kontribuoj për vendin e prejardhjes së tij, gjë që do e vlerësonte si nder dhe obligim ndaj atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat