Dushku kujton protestën e madhe

Basketboll

Dushku kujton protestën e madhe

Më: 19 prill 2020 Në ora: 14:51
Dushku: Protesta e sportistëve dhe drejtuesve të sportit të Kosovës/30 maj 1998

Sporti ka qenë dhe vazhdon të mbetet njëra nga figurat më të ndritshme për vendin tonë.

Se në çfarë periudhash dhe sa vështirë ka qenë mbijetesa e sportit dëshmon një fotografi e shpërndarë nga Sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku e cila shihet në atë kohë si një fëmijë, me shumë sportistë të tjerë, duke protestuar kundër regjimit.

Fotoja është realizuar në vitin 1998 nga gazetari Gani Kosumi.

“Gjithmonë për Sportin dhe pranë Sportit. Protesta e sportistëve dhe drejtuesve të sportit të Kosovës/30 maj 1998 Prishtinë”, ma shkruar Elvira Dushku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat