Ja me çfarë pune merret në Gjermani, lojtari i njohur që ia ktheu shpinën Kosovës  

Basketboll

Ja me çfarë pune merret në Gjermani, lojtari i njohur që ia ktheu shpinën Kosovës  

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2020 Në ora: 18:53
Besnik Podvorica, kohën kur luante për Sigal Prishtinën

Ish basketbollisti i mirënjohur, Besnik Podvorica, ka kohë që është larguar nga Kosova dhe jeton e punon në Mainz të Gjermanisë. 

Ai po kalon një jetë jashtëzakonisht të mirë, duke u marr me biznes së bashku me vëllezër por ka edhe disa ambicie tjera. 

Podvorica  ka lindur në Podujevë në vitin 1986, ndërsa ka përfunduar fakultetin Ekonomik, Menaxhment dhe informatikë!

Image

“Në fund të vitit 2017 kam ardhur në Gjermani, ku ju kam bashkuar vëllaut të madh Agronit, me biznesin që e kemi në Gjermani me GartenBau! Tash jemi tre vëllezërit në Gjermani, me biznesin që e kemi këtu, Agroni Sabiti dhe unë! 

Me gartenBau, i bie që merremi me oborre”, tha Podvorica për gazetën kombëtare “Bota sot”.  
Karrierën si basketbollist e ka pasur të bujshme. “Hapat e parë i filloi në KB Llapi, me trajnerin e parë, i ndjeri Avni Demiri i cili edhe me ka shty me u marr me basketboll.

Image

Pas 3 muaj te nisjes se basketbollit, me ka ofruar KB Sigal Prishtina ofertë ku kam luajtur plot 14 vite për klubin kryeqytetas, duke filluar nga mosha 15-16 vjeçar, si junior - 4 herë kampion i Kosovës, pastaj kam kaluar në ekipin e parë seniorë, ku kam fituar 6 herë titullin e kampionit të Kosovës, 5 herë fitues i Kupës së Kosovës dhe 4 vite lojtar i Përfaqësueses së Kosovës, po ashtu i takoj gjeneratës ku kam qenë lojtar i Përfaqësueses së Kosovës, për herë të parë shtet në vitin 2008”, tregon Podvorica.

Image

Ai ka përmendur disa nga ish bashkëlojtarët, që kishte një periudhë fantastike: “Karrierën më të mirë dhe më të suksesshme me Sigal Prishtinen e kam pas me bashkëlojtarët e gjeneratës sime, Granit Rugovën, Arian Maliqin, po ashtu me gjeneratën tjetër, Edmond Azemin, Valentin Spaçin, Ismet Feratin, etj.

Image

Makina e Podvoricës

Në vitin 2014 i kam dhënë fund karrierës si basketbollist jo për shkak të moshës por për shkak të kushteve jo të mira që filluan në basketboll”.  Në Podujevë vlerësohet si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në Llap, për faktin se ka fituar shumë tituj dhe trofe me Sigal Prishtinën.

Podvorica tregon edhe për kohën kur ishte trajner për grupmoshat e reja: “Kam filluar edhe si trajner i Shkollës sime të basketbollit dhe si trajner i Përfaqësueses së Kosovës me grupmoshat U-15”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat