Arben Fetahu - njeriu i sakrificave në Gjeneratën e Republikës 

Basketboll

Arben Fetahu - njeriu i sakrificave në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2020 Në ora: 16:09
Arben Fetahu - njeriu i sakrificave në Gjeneratën e Republikës 

Të zhvillosh aktivitetin në vitet e 90-ta, padyshim ka qenë sikur të jesh në vijën e parë të fronti! 

Në vitet e okupimit (1999-1999), populli shqiptar i Kosovës, u përballë me dhunën me barbare të pushtuesit serb.  

Sportistët tanë zhvilluan garat në fusha dhe salla të improvizuara e në kushte shumë të rënda, po ashtu të përndjekur, me qindra u morën në biseda informative, disa u rrahën mizorisht, disa u arrestuan e disa u burgosen. 

Arben Fetahu, i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë basketbollist në vitet e 90-ta dhe me mijëra sportistë, kush më shumë e kush më pak dhanë kontributin për të mbajtur gjallë basketbollin.

Fetahu me shumë shokë kanë sakrifikuar dhe asnjëherë nuk u ndalën përkundër represionit të pushtuesit serb.  

Ata iu kundërvunë regjimit kriminal serb dhe zhvilluan garat e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat