Mega-shkëmbimi që dërgon Antetokounmpon te Golden State Warriors – nuk humbet as Milwaukee - Bota Sot
Mega-shkëmbimi që dërgon Antetokounmpon te Golden State Warriors – nuk humbet as Milwaukee

Basketboll

Mega-shkëmbimi që dërgon Antetokounmpon te Golden State Warriors – nuk humbet as Milwaukee

Më: 11 maj 2020 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Vazhdojnë të intensifikohen zërat që dërgojnë Giannis Antetokounmpo te Golden State Warriors.

MVP i NBA, Antetokounmpo, po vazhdon të lidhet me kalimin te Golden State, madje së fundmi është zbuluar edhe pakoja e mundshme e shkëmbimit.

Golden State janë të gatshëm ta japin shumë për ‘Bishën Greke’, përfshirë edhe shërbimet e Draymond Green.

Andrew Wiggins, Draymond Green, zgjedhja e parë e draftit dhe Eric Paschall pritet të jenë lojtarët që shkojnë në drejtim të Milwaukee.

Ersan Ilyasova, George Hill e DJ Wilson mund t’i bashkohen Giannis, në mënyrë që të bëhet balancimi i pagave.

Antetokounmpo është në rrugë të mirë për çmimin e MVP edhe këtë sezon, nëse skuadrat rikthehen në parket.

Greku është vetëm 25 vjeç, dhe nëse fiton MVP, do të ishte arritje e madhe për të, që në një moshë të tillë të ketë 2 MVP, si dhe të prijë skuadrën e tij për rekordin më të mirë në NBA këtë sezon. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat