Në parket nuk do të zbresin të gjitha 30 skuadrat

Basketboll

Në parket nuk do të zbresin të gjitha 30 skuadrat

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 17:28
Në parket nuk do të zbresin të gjitha 30 skuadrat,

Plani për rinisjen e NBA është gati. Data e rrethuar në kalendarin e kampionatit amerikan të basketbollit është 31 qërshori. Në këtë ditë duhet të nisin sfidat, ndërsa sezoni i rregullt duhet të mbyllet më 12 tetor.

Sipas formatit të ri, në parket nuk do të zbresin të gjitha 30 skuadrat, por vetëm 22 prej tyre.

Kështu, për pjesën e mbetur të sezonit të ndërprerë në mesin e muajit mars do të luajnë tetë skuadrat e para të secilës Konferencë dhe gjashtë skuadrat e tjera që kanë mundësi të arrijnë në zonën e play-off.

Ashtu siç ishte bërë e ditur më parë nga mediat amerikane, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “World of Sports Complex” të Disney në Florida. Ky plan pritet të konfirmohet gjatë ditës së nesërme kur është në program asambleja e pronarëve të skuadrave të NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat