Këta ishin uzurpuesit e basketbollit të Kosovës, të pafytyrit

Basketboll

Këta ishin uzurpuesit e basketbollit të Kosovës, të pafytyrit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2020 Në ora: 17:24
Këta ishin uzurpuesit e basketbollit të Kosovës, të pafytyrit

Një histori që nuk duhet të harrohet dhe e cila ka qenë shumë e dhimbshme, kur sportistët shqiptarë u dëbuan nga stadiumet dhe palestrat sportive në vitet e 90-ta (1991-1999)!

Shqiptarët u larguan nga palestrat sportive e stadiumet dhe ato u morën dhunshëm nga pushtuesi serbë!  Po e paraqesim një fotografi të një klubit të ashtuquajtur Fushë Kosova, që përbëhej nga serbët atëkohë apo uzurpuesit që nuk kishin turp dhe luanin në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ndërsa shqiptarët i përndoqën e i qitën në rrugë! 

Ja klubi uzurpues Fushë Kosova e vitit 1992, që luante në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë e pa pikë marre: në këmbë Dobriçanin, Babiç, D. Markoviç, Vujaçiç, Knezheviç, Krgoviç.
Ulur: Sinisha Stoshiq, Xhelatoviq, Slavisha Stoshiq, Bacoviq, Despotoviq. 

Image

Këta të mallkuarit, këta uzurpues shijonin jetën sportive në Kosovë  në palestrat dhe stadiumet që kishin ndërtuar qytetarët e Kosovës, ndërsa sportistët shqiptarë luanin në fusha të improvizuara edhe aty pushtuesi serb i rrihte, ua ndërpriste ndeshjet, i merrte në biseda informative e çfarë nuk bënin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat