Ish basketbollisti nis sot misionin historik, vrapon nga “Skënderbeu” në Prishtinë te “Skënderbeu” në Tiranë - Bota Sot
Ish basketbollisti nis sot misionin historik, vrapon nga “Skënderbeu” në Prishtinë te “Skënderbeu” në Tiranë

Basketboll

Ish basketbollisti nis sot misionin historik, vrapon nga “Skënderbeu” në Prishtinë te “Skënderbeu” në Tiranë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:58
Fikret Shatri

Ish-basketbollisti i njohur kosovar, atleti Fikret Shatri, sot nis një mision, i cili nuk ka ndodhur më herët.

Ai do të vrapojë gjithsej 275 kilometra nga Prishtina në Tiranë.

Ditë më parë vet Shatri në një intervistë për media ka dhënë më shumë detaje rreth këtij vrapimi.

Sipas tij, pas vrapimit që ka bërë nga Prishtina në Istog ka marrë vendim që të provojë edhe një vrapim më të gjatë, duke vendosur për vrapimin prej kryeqytetit të Kosovës në atë të Shqipëris.

“Pas realizimit të vrapit Prishtinë – Istog, ia pata bërë një zotim që të realizoj këtë vrap. Ka qenë e momentin sidomos pas intervistë në Top Channel, iu thash se e kam synim me realizuar Prishtinë – Tiranë, prej Skënderbeut në Skënderbe, simbolikë më të madhe s’ka, kështu që ka qenë momentale, mirëpo që daton nga një kohë të gjatë sepse kam planifikuar me bë me biçikletë, mirëpo ja që nuk e bëra me biçikletë, por do ta bëj në këmbë nga Prishtina në Tiranë, 257 kilometra”, tha fillimisht ai.

Shatri tregoi se do të jetë në përcjellje nga një ekip gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Sipas tij, ai është i përgatitur si fizikisht dhe mentalisht për të kryer me sukses këtë vrapim.

“Do të kem përcjellje një ekip që do të më përcjell gjatë gjithë kohës dhe me ta do të pajisim makinën me ushqimet e nevojshme për me përballu masën 70-80%, por që e gjithë kjo në plan të parë është distancë shumë e gjatë, por që përgatitja mentale është shumë e rëndësishme. Do të thotë mentalisht kur e rrumbullakon një gjë çfarëdo qoftë ajo, atëherë edhe fizikisht e përballon”, shtoi tutje Shatri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat