Çmenduria e djaloshit 19 - vjeçar nga Kosova, çon në këmbë Izraelin - Bota Sot
Çmenduria e djaloshit 19 - vjeçar nga Kosova, çon në këmbë Izraelin

Basketboll

Çmenduria e djaloshit 19 - vjeçar nga Kosova, çon në këmbë Izraelin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2020 Në ora: 18:52
Çmenduria e djaloshit 19 - vjeçar nga Kosova, çon në këmbë Izraelin

Talenti i madh me prejardhje nga Kosova, Deni Avdija (19-vjeçar),  po shkëlqen në fanellën e klubit të madh izraelit Maccabi Tel Aviv.

Basketbollisti Avdija është më i merituari që Maccabi Tel Aviv është në gjysmëfinale të play-off-it të Superligës izraelite.

Djali i ish-lojtarit të Elektrokosovës së Prishtinës (në fund të viteve të 70-ta), Zufer Avdija,  ka qenë prej më të mirë në fitoren e Maccabit ndaj rivalit të qytetit Hapoel, me rezultat 83:68 (26:15, 17:26, 20:15, 20:12). 

Nga 22 pikët që shënoi, ai realizoi dhjetë në çerekun e fundit.

I ri Avdija me Maccabin në gjysmëfinale do të takohen me Gilboa Galil.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat