Valdet Grapci - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Basketboll

Valdet Grapci - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2020 Në ora: 18:37
Valdet Grapci - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Në periudhën e viteve të 90-ta, sporti dhe popullit shqiptar i Kosovës në përgjithësi, ka përjetuar terrorin e paparë nga regjimi kriminal serb.

Sportistët dhe sportistet, me vetëmohim të pashoq, duke iu falënderuar edhe donatorëve dhe veprimtarëve sportivë, u organizuan në forma të ndryshme dhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës.

Valdet Grapci i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë basketbollist i dalluar në kohërat më të vështira, në vitet e 90-ta.

Grapci si shumë sportistë, pa dallim moshe dhe gjinie (meshkuj e femra), kanë dhënë kontributin e tyre, duke e sfiduar pushtuesin serb. Grapci, asnjëherë nuk u ndalë, as nuk u tremb por iu kundërvu agresorit serb, duke i zhvilluar garat e Republikës.

Grapci sot është i lumtur që Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe Kombëtaret dhe klubet sportive i zhvillojnë garat në Kupat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat