Houston Rockets kanë konfirmuar një mungesë për ndeshjen ndaj Lakers.
Los Angeles Lakers nuk duhet të mendojnë për neutralizimin e Danuel House.
Trajneri i Houston Rockets, Mike D’Antoni ka konfirmuar se House nuk do të luajë në ndeshjen e katërt.
Rockets shohin veten në disavantazh 2:1 ndaj Lakers dhe secila mungesë për ta është disavantazh.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë planet e D’Antoni për të mbuluar hapësirat e lëna nga House.
Kujtojmë se në serinë e gjysmëfinales së perëndimit finalen siguron skuadra që arrin katër fitore (më e mira nga shtatë ndeshjet).