Daci: Një ndër kampet më cilësore që kam marrë pjesë -ky program i organizuar nga Ambasada Amerikane

Basketboll

Daci: Një ndër kampet më cilësore që kam marrë pjesë -ky program i organizuar nga Ambasada Amerikane

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:14
Ilustrim

Grupi i vajzave të “Sports Vistor Program” kanë qenë pjesëmarrëse në programin online të “Youth Sports and Women Empowerment Sports Visitor Program” JFSLA me shumë shtete. Ky program është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Ky program është motivues që udhëhiqet nga ish-lojtare dhe ju ndihmon basketbollisteve të jenë mbështetëse të skuadrës dhe motivuese për punën në ekip, si dhe për lidership.

Nga Kosova në këtë program janë certifikuar Saranda Daci, Vesa Ballazhi, Anila Selmani dhe Melda Baliqi.

“Një ndër kampet më cilësore që kam marrë pjesë është ky program i organizuar nga Ambasada Amerikane me programin JFSLA, ku mësuam për Lidershipin, motivimin, si ta mbështesim njëri-tjetrin në ekip, si të jemi më aktiv, si të përkrahim në të mirë e në të keq njëra-tjetrën, etj. Në takimet që i kishim në ‘Zoom’ kishte ligjërata nga tema më të ndryshme, por çdo herë në fokusimin e Motivimit dhe Liderit në ekip, takime me yje të ndryshme nga liga më e fortë në basketball WNBA, por kishte edhe lojtarë edhe nga fusha e futbollit, ku tregonin eksperiencën e tyre. Pas këtyre takimeve çdo herë na dërgonin edhe detyra që duhej t’i përfundonim”, ka thënë Saranda Daci.

“Gjatë pjesëmarrjes sime në programin e JFSLA, unë mësova shumë gjëra të ndryshme rreth: motivimit, lidershipit dhe të qenit një lojtare motivuese për skuadrën. Gjatë këtij programi ne kemi mbajtur mbledhje në platformën ZOOM, ku kemi biseduar me ish-lojtaret e sporteve të ndryshme të cilat lënë gjurmë dhe motivuan shumë njerëz që të punojnë më shumë për atë që dëshirojnë. Në mbledhjet të cilat i mbajtëm në platformën ‘ZOOM’ ne kemi diskutuar tema të ndryshme, por shumica kishin mesazhin e njëjtë dhe ai ishte: nëse dëshiron që të jesh një bashkëlojtare e mirë dhe një lidere e mirë duhet që t’i motivojmë të tjerët edhe jashtë fushës e jo vetëm brenda saj. Unë ndihem shumë e privilegjuar që isha pjesë e këtij programi dhe shpresoj që vitin tjetër të takohemi me personat dhe anëtarët e JFSLA dhe me lojtaret e vendeve tjera”, nënvizoi Vesa Ballazhi.

“Sa i përket programit JFSLA, ishte një eksperiencë shumë e mirë, ku mësuam shumë gjëra të reja rreth: lidershipit, motivimit, të qenurit një anëtare motivuese dhe mbështetëse e ekipit, etj. Po ashtu gjatë takimeve në ‘Zoom’ u njoftuam me ish-lojtare të sporteve të ndryshme të cilat kanë arritur të lënë gjurmë tek sportet që kanë luajtur. Gjatë këtyre takimeve mësuam gjëra të rëndësishme edhe rreth të qenurit një lojtare motivuese jo vetëm brenda, por edhe jashtë fushës së basketbollit. Po ashtu mësuam edhe histori të ndryshme nga përvoja e ish- lojtareve gjatë ndeshjeve ose rreth raporteve mes ekipit, etj. Shpresoj që vitin tjetër të takohemi me të gjithë antëret e JFSLA, si dhe vizitorët e shteteve të tjera”, ka thënë Anila Selmani.

“Mua më vjen mirë që pata mundësi të njoftohem me njerëz të ndryshëm në botë. Programi që është përpiluar është shumë i efektshëm për ne. Përmes këtij programi kam mësuar një lloj edukate sportive, si mund të bëhem një lidere e shkëlqyer në të ardhmen, si të sillem me tjerë pa dallim etnike dhe më ka mundësuar të shoh traditat e atyre”, deklaroi Melda Baliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat