Fitore dramatike e LA Lakers përballë Denver Nuggetsit

Basketboll

Fitore dramatike e LA Lakers përballë Denver Nuggetsit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:20
Foto Ilustrim

Los Angeles Lakers ka arritur të marrë një fitore të mundimshme përballë Denver Nuggetsit me rezultat 105-103 në kuadër të gjysmëfinales së play-offit në NBA.

Lakers ishin të mirë vetëm në dy çerekët e parë, duke marrë fitore 29-21 dhe 31-29, për të pasuar më pas një lëshim pikësh 22-28 dhe 23-25.

Anthony Davis dhe LeBron James ishin më të mirët te Lakers, duke shënuar 31 pikë, respektivisht me 26 sosh.

Vendasit arritën në fund që të marrin një fitore të vështirë ndaj Denverit që ishte fitorja e dytë ndaj tyre, mirëpo ju duhet edhe një triumf për të kaluar në finale.

Lakers aty do të përballeshin me Miami Heat ose Bolton Celtics, derisa Heat kanë dy fitore përballë Celtics që kanë një. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat