Teuta konfirmon trajnerin

Basketboll

Teuta konfirmon trajnerin

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 11:55
Teuta konfirmon trajnerin

Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj ka nisur nga puna për t’u përgatitur për sezonin e ri sportiv 2020-2021.

Puna te kjo skuadër ishte ndalur prej kohësh si pasojë e pandemisë Covid-19, ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të nisë sezoni i ri, pasi pritet miratimi nga qeveria.

Klubi durrsak, prëmes postimeve në rrjetet sociale, deklaron se nga ekipi i Teutës janë larguar mjaft lojtarë gjatë muajve të fundit, të cilët kanë firmosur për skuadra të tjera. Gjithsesi, puna vijon nën drejtimin e trajnerit malazez Nikola Milatoviq, që është konfirmuar në krye të ekipit.

Ndërkohë, përforcimi i parë për sezonin e ri është basketbollisti amerikan Jordan Strawberry, i cili vjen nga NVAA. Për lojtarin shtatlartë amerikan kjo është përvoja e parë në Europë, ku shpreson të bëjë një paraqitje të mirë. Së shpejti klubi durrsak pritet të bëjë disa përforcime të tjera, për të ëenë pretendent për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat