Fillojnë ndeshjet, të respektohen rregullat

Basketboll

Fillojnë ndeshjet, të respektohen rregullat

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 14:50
Fillojnë ndeshjet, të respektohen rregullat

Sot fillojnë ndeshjet në basketboll, që do të zhvillohen pa shikues, deri në një vendim tjetër të Qeverisë së Kosovës.
 
Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë.
 
Të gjitha klubet janë të obliguara të respektojnë Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit, që i është dërguar klubeve dhe ndodhet edhe në uebsajtin zyrtar të FBK-së.
 
Ndeshja e parë do të jetë mes AS Prishtinës dhe Trepçës, që zhvillohet nga ora 17:00 në palestrën “Don Bosko”. Të respektojmë rregullat, që palestrat të mbushen sërish me tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat