Klubi basketbollit Penza nga Peja, ka synime të mëdha për edicionin e ri të Superligës së Kosovës.
Vashat pejane synojnë që të përgatiten sa më mirë dhe të japin maksimumin në secilën sfidë.
“Klubi jonë është duke u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme në krye me trajnerin Hekuran Husaj!”, njofton klubi.
Penza është prej ekipeve që synon kreun e tabelës, por ka edhe një garniturë të basketbollisteve të reja, që pritet shumë në të ardhmen.