Kampionia e shumëfishtë e Kosovës në basketboll, KB Prishtina ka prezantuar fanellat e reja.
Klubi prishtinas me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", ka publikuar fanellat për edicionin 2020/21.
Me këto fanella, KB Prishtina do të paraqitet edhe në Ligën Unike me klubet nga Shqipëria.