Basketbollistja del nga burgu: Nuk më lanë as të lahem as të shkoja në tualet!

Basketboll

Basketbollistja del nga burgu: Nuk më lanë as të lahem as të shkoja në tualet!

Nga: K.Goca Më: 16 tetor 2020 Në ora: 11:45
Basketbollistja del nga burgu: Nuk më lanë as të lahem as të shkoja në tualet!

Basketbollistja e mirënjohur bjelloruse Jelena Leuchenka (37) përjetoi  tortura të vërteta gjatë qëndrimit në burg pas arrestimit të saj para disa ditëve, për shkak të protestave kundër regjimit aktual, të presidentit bjellorus Alexander Lukashenko.

Ajo u la e lirë pas 15 ditësh, por e rraskapitur, siç deklaroi basketbollistja, nuk u lejua as të lahej, ndërsa ishte privuar nga liria.

”Shëndeti im ishte i rrezikuar, ata më morën shtratin dhe çarçafin, nuk kishte as ujë të nxehtë.

Image

Ata nuk më lanë as në banjë për 13 ditë ose të shkoja në tualet”, tha mes të tjera basketbollistja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat