Dy ndeshje interesante sot në Superligë

Basketboll

Dy ndeshje interesante sot në Superligë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:46
Foto Ilustrim

Sot në Superligën e Kosovës në basketboll janë në program dy duele mjaft interesante, të vlefshme për javën e 17-të

Trepça pas dy fitoreve radhazi do të ndeshet me Golden Eagle Yllin, që në dy xhirot në stinorin pranveror ka mundur Ponte Prizrenin dhe Bashkimin.

Fitorja është shumë e vlefshme për dy skuadrat, që për momentin kanë ambicie të ndryshme. Mitrovicasit kanë katër fitore dhe 12 humbje, ndërsa therandasit dhjetë fitore dhe gjashtë humbje.

Kjo ndeshje do të fillojë nga ora 17:00.

Bashkimi-Vëllaznimi është ndeshja e fundit për këtë xhiro.

Të dy skuadrat janë pa fitore në stinorin pranveror, andaj përballja do të jetë shumë interesante. Prizrenasit kanë tetë fitore dhe tetë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore dhe 12 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat