Hajdari reagon

Basketboll

Hajdari reagon

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:46
Hajdari reagon pasi nuk u ftua nga Kosova

Kombëtarja e Kosovës sot ka publikuar listën e basketbollistëve të ftuar për ndeshjet parakualifikuese për Botërorin 2023.

Por, kësaj liste prej 16 basketbollistëve, i mungon një emër që këtë vit basketbollit kosovar i dha shumë.

Fjala është për, Arti Hajdarin i cili nuk pranoi ftesë nga Kosova.

Kështu, IndeksOnline ka kontaktuar me basketbollistin e Ponte Prizrenit i cili tha se nuk dëshiron të komentoi fare këtë, madje ai thotë se është komplet i fokusuar te skuadra e tij.

“Nuk kam asnjë koment. Unë jam i koncentruar te ekipi im momentalisht, ku jemi në krye të tabelës dhe t’i arrijmë qëllimet tona, nuk kam diçka më shumë”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat