Bashkimi me përmbysje fiton në Mitrovicë

Basketboll

Bashkimi me përmbysje fiton në Mitrovicë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 23:18
Bashkimi me përmbysje fiton në Mitrovicë

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës në udhëtim me rezultat 83:87 (23:17, 23:25, 27:20, 10:25), në xhiron e 12-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë, ku çerekun e parë e fituan 23:17 kurse ai i dyti ishte më i barabartë dhe përfundoi 23:25, duke shkuar në pushim me rezultat 46:42.

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e tretë, që e fituan 27:20, por përmbysja e madhe ndodhi në dhjetë minutat e fundit 10:25 dhe Bashkimi triumfoi me shifrat 83:87.

Për mitrovicasit ishte humbja e tretë dhe kanë nëntë fitore, ndërsa prizrenasit regjistruan fitoren e shtatë, kurse kanë edhe pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat