Dramë e madhe, Trepça fiton derbin ndaj Sigal Prishtinës

Basketboll

Dramë e madhe, Trepça fiton derbin ndaj Sigal Prishtinës

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 20:26
Dramë e madhe, Trepça fiton derbin ndaj Sigal Prishtinës

Një super përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës në ‘Minatori’, ku pas vazhdimeve fituan mitrovicasit me rezultat 94:90 (28:25, 19:17, 16:14, 17:24, 14:10), në kuadër të javës së 20-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën më mirë me seri 8:2, por më pas rikthehen shpejt prishtinasit, ku u zhvillua lojë e baraspeshuar, megjithatë, në fund të çerekut të parë shkëputen ‘Xehetarët’ 24:16, kurse bardhekaltrit u rikthyen sërish, ndërsa kjo pjesë përfundoi 28:25. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, ndërsa epërsia më e lartë u takoi mitrovicasve, nëntë pikë, 39:30, ndërsa pjesa e parë përfundoi 47:42.

Adhuruesit e basketbollit kishin mundësi të shohin një përballje shumë interesante në periodën e tretë, ku u luftua për çdo top dhe atmosfera në ‘Minatori’ ishte e jashtëzakonshme. Për një nuancë ‘Xehetarët’ ishin më të mirë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:56. Kryeqytetasit nuk dorëzohen për të barazuar shifrat në 65:65 dhe duke e bërë sfidën dramatike.

Kjo edhe ndodhi, pasi Burke shënoi në sekondat e fundit për të barazuar rezultatin në 80:80, duke shkuar në vazhdime. Ai më herët shënoi edhe tri pikë, duke qenë më meritori te Prishtina, që shkuan në vazhdime. Edhe në vazhdime u zhvillua ndeshje shumë interesante. Prishtinasit kishin katër pikë epërsi, 83:87, por nuk e ruajtën dhe vendasit të përkrahur nga tifozë në palestër arritën rikthimin e madh, duke triumfuar me shifrat 94:90.

Te mitrovicasit u dalluan Drilon Hajrizi me 21 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime, Amin Hot me 16 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, Corban Collins me 19 pikë dhe Andrew Gordon me 15 pikë e dhjetë kërcime, kurse te prishtinasit u dalluan Kenny Brown me 29 pikë dhe Dachon Burke me 16 pikë.

Trepça ka 14 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Sigal Prishtina ka dhjetë fitore dhe dhjetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat