​Këto janë përballjet çerekfinale të Ligës Unike

Basketboll

​Këto janë përballjet çerekfinale të Ligës Unike

Më: 29 mars 2022 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të “Play-off”-it të Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve. Skuadra që është më e mirë në dy ndeshje do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku tashmë janë kualifikuar Golden Eagle Ylli nga vendi i parë dhe Peja nga vendi i dytë.

Në çerekfinalen e parë do të përballen Rahoveci dhe Prizreni 16. Vreshtarët përfunduan garat e rregullta me shtatë fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit me tetë fitore e gjashtë humbje. Në takimet mes tyre në këtë edicion të Ligës Unike, dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës, andaj priten dy sfida shumë interesante në çerekfinale të kësaj gare.

Në çerekfinalen e dytë do të përballen dy skuadrat shqiptare, Tirana Neptun dhe Teuta e Durrësit. Të dy skuadrat kishin nga shtatë fitore e shtatë humbje në garat e rregullta, duke përfunduar në pozitën e dytë, përkatësisht të tretë. Në dy takimet mes tyre në këtë edicion të Ligës Unike, fitore ka shënuar skuadra tiranase, megjithatë priten dy takime me mjaft rivalitet.

ÇEREKFINALET

E mërkurë

19:00 Rahoveci - Prizreni 16

19:00 Teuta – Tirana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat