Kosova mposht Maqedoninë Veriore në të dyja konkurrencat

Basketboll

Kosova mposht Maqedoninë Veriore në të dyja konkurrencat

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 15:25
Kosova mposht Maqedoninë Veriore në të dyja konkurrencat

Kosova U-15 ka përfunduar turneun në Edirne të Turqisë me fitore në të dyja konkurrencat.

Vashat kanë fituar me Maqedoninë e Veriut me rezultat 52:42.

Fitore ndaj Maqedonisë së Veriut shënuan edhe djemtë me rezultat 80:67.

Kosova këtë turne e mbyll me dy fitore në konkurrencën e meshkujve dhe dy humbje, kurse femrat kanë arritur vetëm një fitore dhe tri humbje.

Në turneun FIBA Europe Youth Development për veç Kosovës kanë marrë pjesë edhe katër shtete të tjera Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Njëherësh ky është turneu i fundit i këtij cikli të FIBA Europe Youth Development Fund, i cili është organizuar nga një herë në secilin nga vendet që kanë marrë pjesë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat