Presidentja Osmani takohet me basketbollisten e Kosovës

Basketboll

Presidentja Osmani takohet me basketbollisten e Kosovës

Më: 15 mars 2023 Në ora: 19:31
Presidentja Vjosa Osmani dhe Edona Thaqi

Presidentja Osmani takohet me basketbollisten e Kosovës, flasin për projektet e ardhshme!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim basketbollisten e Kosovës, Edona Thaqi, e cila po zhvillon karrierë të suksesshme në ligën elitare të basketbollit NBA, në ShBA.

Presidentja Osmani e ka përgëzuar basketbollisten Thaqi për arritjet e saj në basketboll dhe ka theksuar se afirmimi i saj është edhe afirmim i Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku vajzat e Kosovls po dëshmojnë paraqitje kulminante në shumë disiplina sportive.

Znj. Thaqi ka bërë të ditur se gjatë verës do ta mbajë një kamp trajnimi me vajzat e reja basketbolliste me trajnerë të huaj.

Edona është basketbolliste e Kosovës A, ku vitin e kaluar garuan në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.

Ajo me sukses ka mbrojtur ngjyrat e Kosovës, duke qenë edhe shembull ku pa hezitim ka pranuar të luajë për Dardanet, edhe pse jeton në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat