Trepça-Peja, ja kur zhvillohet sfida vendimtare

Basketboll

Trepça-Peja, ja kur zhvillohet sfida vendimtare

Më: 15 maj 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Trepça dhe Peja tashmë i kanë zhvilluar katër finalet e play off-it në basketbollin kosovar, dy në “Karagaçi” dhe dy në “Minatori”, ballafaqime të cilat ofruan spektakël të madh.

Pas katër ndeshjeve, rezultati është i barabartë 2-2 dhe kjo nënkupton që duhet të zhvillohet finalja e pestë dhe vendimtare për titullin e kampionit.

Do të jetë palestra “Minatori” mikpritëse e finales së madhe.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat