Trajnerët pjesëmarrës në seminar kanë mësuar shumë gjëra të reja

Basketboll

Trajnerët pjesëmarrës në seminar kanë mësuar shumë gjëra të reja

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 16:23
Pamje nga seminari

Sot ka filluar seminari për trajnerë të basketbollit, organizuar nga Shoqata e Trajnerevë dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), i cili do të zgjas dy ditë.   

Ligjerues në këtë seminar janë Vladislav Luçiç dhe Aleksandar Lukman. I pari ka ligjeruar për temat teknike, kurse i dyti për tema për përgatitje fizike.

Në ditën e parë te seminarit pjesëmarrës ishin rreth 50 trajnerë nga klube të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe trajnerët e huaj që udhëheqin ekipet në vendin tonë.

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Arben Krasniqi është shprehur i kënaqur me punën e bërë në ditën e parë të këtij seminari.

“Luçiç dhe Lukman të dy janë strateg të mëdhenj të basketbollit, pra bëhet fjalë për trajnerë që e njohin shumë mirë punën me gjenerata të reja, andaj edhe temat i kanë përqëndruar në punën me kategoritë e reja. Mendoj se trajnerët pjesëmarrës kanë pasur rastin të mësojnë shumë gjëra të reja, të cilat më pas do t’i përdorin nëpër klubet e tyre. Këto seminare janë shumë të mirëseardhura për trajnerët dhe unë besoj se edhe në ditën e dytë interesimi do të jetë i madh dhe kështu do ta përmbyllim këtë seminar në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Ndërkohë njëri nga trajnerët ligjerues Aleksandar Lukman ka thënë se kjo nuk është e parë për të në Prishtinë, por se për herë të fundit kishte qenë në vitin 1987 dhe ka thënë se që nga ajo kohë kryeqyteti i Kosovës ka ndryshuar shumë dhe atë për të mirë. Më pas ai ka folur për seminarin dhe për punën që është bërë në ditën e parë.

“Puna me kategori të reja është bërë e ndjeshme në gjithë rajonin, por edhe më gjerë, andaj unë edhe sot jemi fokusuar në atë se cfarë duhet të punohet me fëmijë e cfarë nuk  duhet në aspektin e përgatitjes së tyre fizike. Dihet se fëmijët duan të arrijnë shumë dhe në një të ardhme të bëhen basketbollist apo basketbolliste të famshme. Por për të arritur këtë, kërkohet investim, punë, angazhim shumë i madh, por edhe trajner cilësor. Pothuajse gjithcka varet nga ajo se më kë punojnë fëmijët. Pra ky është një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin e një basketbollisti apo basketbollisteje. Unë shpresoj se trajnerët pjesëmarrës në seminar kanë mësuar shumë gjëra të reja në ditën e parë dhe se do të arrijnë të nxjerrin dicka prej këtu e ti dërgojnë në skuadrat e tyre”.

Seminari do të vazhdoj të dielën me fillim nga ora 09:00 deri në ora 13:00 në palestrën e sportit në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë.

Pjesëmarrja është e obligueshme dhe kusht për licencim për edicionin e ri 2016/17 për trajnerët e të gjitha klubeve që bëjnë gara në kuadër të FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat