Ky amerikan e gëzon Kosovën

Basketboll

Ky amerikan e gëzon Kosovën

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 13:07
Doellman

Basketbollisti i kombëtares së Kosovës, amerikani Justin Doellman është rikthyeri nga lëndimi pas një mungese prej një muaji në parketet evropiane. Doellman e pati lënduar nyjën e këmbës në përballjen e Barcelona-s me Fenerbahce-n në kuadër të Euroleague-s, duel të cilin katalunasit e kanë humbur me rezultat 73:72.

Rikthimin e tij në parket e ka konfirmuar sot klubi i Barcelona-s nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur se Doellman ka udhëtuar me skuadrën për në Stamboll, kur të premten do të ballafaqohen me Galatasaray-in në kuadër të xhiros së radhës të Euroleague-s, raporton faqja e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ishte paraparë që Doellman të kthehej në parket më herët, por natyra e lëndimit ishte më e rëndë sesa ishte parashikuar në fillim, andaj edhe stafi mjekësor i Barcelona-s i kishte sugjeruar trajnerit Georgios Bartzokas që të mos llogaritë në shërbimet e amerikanit deri në rikuperimin e tij të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat