Peja kërkon fitore në Mal të Zi

Basketboll

Peja kërkon fitore në Mal të Zi

Nga: K.Goca Më: 31 janar 2017 Në ora: 18:40
Basketbollistët e Pejës

Peja kërkon fitore në Tivat ndaj ekipit nga Mali i Zi, Teodo, në ndeshjen e rrethit të dytë të grupit D të Ligës Ballkanike në basketboll. Pejanët startojnë me një fitore e një humbje në grup dhe shpresojnë se do të kthehen me fitore e cila do të ishte shumë e vlefshme. Ndeshja do të luhet Nesër në orën 18.30 dhe pritet të jetë me rivalitet të madh.  Alban Veseli me shokë do të orvaten të japin maksimumin që të kthehen ballëlartë nga kjo sfidë e vështirë. Verdhezinjtë janë e vetmja ekip nga Kosova që u kualifikuan në këtë rreth, pasi që Sigal Prishtina, kampion në fuqi, Trepça dhe Bashkimi nga Prizreni, janë eliminuar në fazën e parë të grupeve. Ndërkaq, ndeshja tjetër e këtij grupit do të luhet nesër (19.00) në mes Karpos e Kumanovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat