Bashkimi me ndryshime të mëdha, kërkon Kupën e Kosovës

Basketboll

Bashkimi me ndryshime të mëdha, kërkon Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 10:56
Biraj në aksion

Po afrohet gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës në basketboll, ndërsa klubet (Sigal Prishtina, Trepça, Peja e Bashkimi) zotohen se janë të përgatitura maksimalisht dhe me synime që të fitojnë trofeun e çmueshëm. Bashkimi nga Prizreni kërkon që trofeu të jetë në vitrinat e tyre. Prizrenasit do të takohen me Pejën, e cila zhvillohet me 17 shkurt në orën 16.30 në palestrën e sportit në Mitrovicë. Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, mendon se kjo është finale para finales dhe shpreson se do të tejkalojnë Pejën. Ai tha se janë duke u përgatitur maksimalisht. “Jemi duke u përgatitur maksimalisht, kemi bërë disa ndryshime në lojtarë dhe shpresoj që do të komponohemi mirë para ndeshjeve të Kupës. Në ekipin tonë është atmosferë shumë e mirë ndërmjet lojtarëve, secili jep gjithçka nga vetja që në fund të dalim fitues, por besoj që edhe në gjysmëfinale do të vazhdojë me këtë tempo që të arrijmë rezultatin e dëshiruar, pra së paku të kualifikohem në finale”, tha Biraj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Biraj tha se ende nuk janë ndeshur...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat