Cleveland shumë i fortë

Basketboll

Cleveland shumë i fortë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 11:21
Pamje nga ndeshja

Tri ndeshje të luajtura në NBA në basketboll, por në fushë kanë zbritur kampionët e Cleveland-it, që mundën 116:108 Minnesotën jashtë fushe. Edhe pse Wiggins realizoi 41 pikë për vendasit, ato nuk mjaftuan për të evituar disfatën e 34-t sezonale, teksa për miqtë u dalluan James e Irving, me nga 25 pikë secili. Ata u mbështetën edhe nga Frye me 21 pikë, por si gjithnjë stoli i Cavaliers nuk ishte në lartësinë e duhur, me titullarët që bëjnë një punë të madhe. Nuk zhgënjen Chicago, që para tifozëve të tij fitoi 105:94 ndaj Toronto, suksesi i 27-të për Bulls, që synojnë play off-in. 54 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, me McDermott që ishte shënuesi më i mirë (20 pikë). Ngecin lakers, që në fushën e tyre u mundën 97:96 nga Sacramento, duke humbur një shans të mirë për të fituar. Edhe pse Lou Williams realizoi 29 pikë, ato mbetën për statistikë, teksa për miqtë u dallua Coisins me 40 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat