San Antonio fiton edhe me “gardën e vjetër”

Basketboll

San Antonio fiton edhe me “gardën e vjetër”

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 12:32
San Antonio Spurs

San Antonio Spurs mund të mbështetet qetësisht edhe te linjat e dyta dhe këtë e tregoi në transfertën e Clippers ku fiti 105-97 falë performancës fantastike të veteranit Tony Parker por edhe Ginobili e Gasol.  Kalifornianët edhe pse me Chris Paul i cili u rikthye pas disa javëve mungesë, nuk arritën të bënin asgjë përballë skuadrës së Greg Popovich të udhëhequr nga i përhershmi Leonard. Ndeshja u transformua në një betejë duke nisur që nga perioda e dytë me Los Angeles që tentoi arratinë por Mills, Ginobili dhe garda e vjetër e teksanëve rezistoi, ndërsa në krahun tjetër, 29 pikët e Blake Griffin rezultuan të panevojshme pasi San Antonio regjistroi suksesin e 44 sezonal duke konsoliduar pozitat në vendin e dytë të perëndimit.  Ndërkohë, Denver Nuggets nuk hasi asnjë vështirësi për të kaluar 129-109 Brooklyn Nets. Chandler, Harris dhe Galinari bënë gjithçka mirë duke siguruar një sukses që e mban në linjën play off skuadrën nga Colorado, por në krahun tjetër zhyt edhe më shumë në krizë njujorkezët.

Rrugëtimin e suksesshëm e vazhdon edhe Philadelphia që ndali Washington 120-112. Philly e mori kontrollin e sfidës që në sekondat e para ku dyshja Okafor-Holmes frymëzoi skuadrën nga Pensilvania. Del nga kriza Indiana Pacers që pas 6 humbjeve rresht arrin të fitojë 102-92 ndaj Memphis. Plot 6 lojtarë të skuadrës nga Indianapolis e kaluan kufirin e 10 pikëve, ndërsa CJ Miles regjistroi 17 pikë, i ndjekur nga Monta Ellis me 16. Utah Jazz u mbështet te forma e jashtëzakonshme e Gordon Hayëard për të dominuar 109-95 Milëaukee Bucks ku  Antetokounmpo dhuroi një tjetër paraqitje pozitive por të pamjaftueshme. Përballja mes Chicago Bulls dhe Phoenix Suns shkoi në kohën shtesë me skuadrën nga Ilinois që arriti të fitonte 128-121, ndërsa Oklahoma shkatërroi 110-93 Los Angeles Lakers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat