Paul largohet nga La Clippers-at!?

Basketboll

Paul largohet nga La Clippers-at!?

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 19:20
Paul

Basketbollisti Chris Paul nga La Clippers te Houston. Një lajm që ka befasuar të gjithë në NBA. Paul pat deklaruar se do të largohej nga skuadra kaliforniane, por skuadra favorite për ta marrë dukej San Antonio Spurs. Por duket se Houston besoi më shumë te lojtari 32-vjeçar (do të përfitojë 24,2 milionë dollarë për një vit), duke e afruar në këmbim të 3 lojtarëve. Te Clippers do të shkojnë Patrick Beverley, Lou Williams dhe Sam Dekker si dhe një zgjedhje në draftin e vitit 2018. Lajmi i transferimit të Chris Paul ende nuk është zyrtarizuar, por mediat amerikane e konsiderojnë një çështje të mbyllur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat