Davitkov: E kemi ditur cilat janë armët e forta të Kosovës

Basketboll

Davitkov: E kemi ditur cilat janë armët e forta të Kosovës

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 10:57
Jordancho Davitkov

Jordancho Davitkov, përzgjedhës i Përfaqësueses së Maqedonisë, tha se ka qenë një ndeshje e vështirë dhe e ka përjetuar rëndë humbje nga Kosova me rezultat 72:68,  në ndeshjen e xhiros së parë të grupit C në pareakualifikimet për Kampionatin Botëror – Kina 2019 në basketboll.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne ndoshta e kemi luajtur pjesën e parë më të dobët që prej kohës kur unë e kam marr drejtimin e Përfaqësueses. Kosova në pjesën e parë ia doli të menaxhojë situatën dhe të marr shumë topa nën tabelë, ku pothuajse të gjithë topat nën kosh ata kanë arritur ti marrin dhe kjo është arsyeja pse pas 20 minutave lojë kundërshtari ka udhëhequr me 20 pikë epërsi. Ne e kemi ditur cilat janë armët e forta të Kosovës, por ne sikur “flejtëm” në pjesën e parë.

Dardan Berisha pati paraqitje fantastike, ai është një lojtar fantastik dhe një lider i vërtetë. Këtë e dëshmoi sërish sonte kundër nesh. Ne luajtëm shumë më mirë në pjesën e dytë, por të kthehesh prej minus 20 pikëve, në një atmosferë të tillë, sikur kjo që e bënë tifozët e Kosovës ishte më të vërtetë vështirë. Kosova e pati përkrahjen e parezervë të tifozëve. Gjithçka ishte në mënyrë perfekte sa i përket organizimit, sigurisë dhe pjesëve të tjera teknike në këtë ndeshje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat