Kosova kërkon kualifikimin në Maqedoni - Bota Sot
Kosova kërkon kualifikimin në Maqedoni

Basketboll

Kosova kërkon kualifikimin në Maqedoni

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 09:48
Kosova

Maqedonia dhe Kosova do të përballen sonte në Shkup, nga ora 20:30, në kuadër të para-kualifikimeve për Botërorin ‘Kina 2019’.

Përfaqësuesja e Kosovës, të shtunën nga ora 20:30, është mysafire e Maqedonisë, në ndeshjen që i takon Grupit C të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kjo ndeshje do të  luhet në palestrën “Boris Trajkovski” të Shkupit, por pa shikues, sepse kështu kanë vendosur autoritetet maqedonase.

Në takimin e parë të luajtur para nëntë ditëve në Prishtinë, Kosova e ka mposhtur Maqedoninë me shifrat 72:68, por Përfaqësuesja kosovare në këtë mesjavë pësoi disfatë me shifrat 76:50 në Tallinn nga Estonia.

Përfaqësuesja e Estonisë është e vetmja pa asnjë disfatë në grup dhe kështu pothuajse e ka të siguruar kualifikimin tutje.

Në anën tjetër, Kosova dhe Maqedonia po luftojnë për pozitën e dytë që i dërgon në kualifikimet për Kupën e Botës “Kina 2019”.  Maqedonia ka bilanc prej 2 humbje, derisa Kosova ka bilanc prej 1 fitore dhe 1 humbje.

Pas dy humbjeve rresht, Maqedonia është në një pozitë mjaft të vështirë dhe më nuk ka vend për gabime për këtë Përfaqësuese. Me fitoren eventuale në Shkup, Kosova do të vazhdonte tutje në kualifikime së bashku me Estoninë, duke e eliminuar kështu Maqedoninë.

"Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Po ashtu ne e dimë se është një  ndeshje 'mbijetese' për Maqedoninë, andaj unë pres nga ata që dalin në fushë dhe të bëjnë më të mirën e tyre. Në anën tjetër ne duhet t'i mbijetojmë vullnetit të tyre dhe të luajmë fortë dhe me intensitet të lartë, ashtu siç bëmë në ndeshjen e parë kundër tyre në Prishtinë”, ka deklaruar trajneri i Kosovës, Brad Greenberg.

“Ne nuk ishim mjaft agresiv në Tallinn kundër Estonisë, dhe kjo nuk duhet të na ndodh në ndeshjen e së shtunës. Duelet e njëpasnjëshme janë shumë më të vështira  pasi kërkojnë fokus maksimal. Unë e di se lojtarët e mi e kanë kuptuar sfidën që e kanë para tyre, andaj edhe besoj se do të japin më të mirën e tyre në fushë", ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat