Mumini do të ndajë drejtësinë në EuroCup

Basketboll

Mumini do të ndajë drejtësinë në EuroCup

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 10:59
Mumini në mes

Gjyqtari nga Kosova me thirrje të FIBA-s, Xhelal Mumini do të ndajë drejtësinë në EuroCup Women.

Bëhet fjalë për ndeshjen ndërmjet Hatay BB (Turqi) dhe ACS Sepsi (Rumani) që do të zhvillohet më 23 nëntor në Atankya të Turqisë.

Duhet theksuar se që nga edicioni 2017-2018, FIBA  vëzhguesi   Faton Kurshumlija,  së bashku  me treshen e gjyqtarëve, Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Dardan Maxhuni do  të  jenë  pjesë  e  delegimeve në FIBA Europe Cup, Basketball Champions League, Eurolegue women, EuroCup Women, si dhe në Ligën Ballkanike (BIBL).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat