Boston, Cleveland e Golden State bëjnë detyrën, zhgënjen sërish Oklahoma

Basketboll

Boston, Cleveland e Golden State bëjnë detyrën, zhgënjen sërish Oklahoma

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 14:37
Nga ndeshja Oklahoma – Detroit, 98-99

Boston vazhdon të dominojë renditjen e NBA-së, pas fitores 118-103 ndaj Orlando, duke korrur suksesin e 17-të sezonal. Irving me 30 pikë vijon të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në parket, duke qenë lider për Celtics, mbështetur edhe nga Rozier, autor i 23 pikëve. Fitore “in extremis” korr skuadra e Cleveland, që mundi 100-99 Charlotte, në një përballje të hapur deri në fund.

Gjashtë lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, me LeBron që bëri diferencën, duke realizuar 27 pikë, 16 rebaund e 13 asist, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e 13 rebaund të Howard. Fiton edhe Atlanta, që në fushën e saj mundi 115-104 New York, një fitore që vetëm sa i jep frymëmarrje ekipit vendës, këtë sezon shumë larg pretendimeve (Schroder 26 pikë).

Në Perëndim vazhdon të dominojë skuadra kampione e Golden State, që sot mposhti me shumë lehtësi 143-94 Chicago, në një ndeshje spektakolare. Bulls nuk arritën të përballojnë ritmin e skuadrës së Warriors, me Curry që realizoi 33 pikë e Thompson 29, ndërsa Durant ishte pushim. Zhgënjen sërish skuadra e Oklahomës, që humbet ndjeshëm terren me pretendentët në Perëndim, pas edhe sot u mund 99-98 nga Detroit.

Edhe pse Westbrook bëri detyrën, duke realizuar 27 pikë, 11 rebaund e 11 asist, mbështetur nga Anthony (20), kjo nuk mjaftoi për të evituar humbjen e dhjetë në kampionat (për miqtë u dallua kolektiviteti, me 6 lojtarë që realizuan mbi 11 pikë), shkruan telesport. Jashtë fushe fiton edhe Miami, që mundi 109-97 Minnesota, ndeshje ku u dalluan Ellington me 21 pikë e Dragic me 20.

Rezultatet e sotme

Brooklyn – Portland, 125-127

Atlanta – New York, 116-104

Boston – Orlando, 118-103

Cleveland – Charlotte, 100-99

Indiana – Toronto, 107-104

Minnesota – Miami, 97-109

Oklahoma – Detroit, 98-99

Denver – Memphis, 104-92

Phoenix – New Orleans, 91-115

Golden State – Chicago, 143-94.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat