Kawhi Leonard lamtumirë Spurs, sezonin tjetër me Lakers - Bota Sot
Kawhi Leonard lamtumirë Spurs, sezonin tjetër me Lakers

Basketboll

E hënë, 19 nëntor 2018

Kawhi Leonard lamtumirë Spurs, sezonin tjetër me Lakers

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:40
Kawhi Leonard

Sipas mediave amerikane, basketbollisti Kawhi Leonard i ka kërkuar skuadrës së San Antonio Spurs që të largohet më 1 korrik, ditë kur të hapet merkatoja e NBA-së. Duket se Leonard kërkon të nisë një aventurë të re, në një ekip të ri dhe sipas specialistit të basketbollit amerikan Adrian Wojnarowski, shtatlarti i Spurs ka zgjedhur Lakers për të luajtur sezonin e ardhshëm sportiv 2018-2019.

Kështu, duket se aventura e Kawhi Leonard te San Antonio është në fund, lajm që konfirmohet edhe nga ESPN e disa media të tjera të Los Anxhelosit. Marrëdhënia e basketbollistit me klubin e trajnerin Gregg Popovich nuk është më si më parë, ndaj dhe MVP i finaleve të vitit 2014 i ka kërkuar skuadrës që ta shesë. Tashmë pritet data 1 korrik për të parë se ku do të jetë e ardhmja e Leonard.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test