Shqipëria, e fundit - Bota Sot
Shqipëria, e fundit

Basketboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Shqipëria, e fundit

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:50
Shqipëria, e fundit

Kombëtarja U-18 në basketboll për djem e ka mbyllur në vendin e fundit aventurën e saj në Divizionin B të Kampionatit Europian, turne që u zhvillua në Shkup. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajnerët Gledis Muhametaj dhe Vladimir Xheka i humbën te 8 ndeshjet e luajtura në këtë turne, si ato të fazës së grupeve ashtu dhe ato për renditjen përfundimtare.

Shqipëria ndodhej në Grupin B, ku humbi njëra pas tjetrës ndeshjet me Slloveninë, Suedinë, Bullgarinë, Danimarkën e Sllovakinë. Më pas, për kalsifikimin përfundimtar, kuqezinjtë u mundën edhe nga Luksemburgu, Gjeorgjia e Rumania, duke u renditur në vendin e 24-t. Një rezultat i dobët, pasi pritej një paraqitje disi më e mirë e kombëtares në këtë event.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test