Blerim Krasniqi vajton për Universitetin e dikurshëm - Bota Sot
Blerim Krasniqi vajton për Universitetin e dikurshëm

Basketboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Blerim Krasniqi vajton për Universitetin e dikurshëm

Nga: K. Goca Më: 8 gusht 2018 Në ora: 13:59
KB Universiteti

Blerim Krasniqi, trajner, pretendon se ka pasur një brez që sot shumë klube lakmojnë të kenë të atij niveli. As Bashkimi, as Prishtina, as Penza, nuk i afrohen as të zogu i këmbës, se çfarë brezi ka pasur Blerim Krasniqi.  “Një gjeneratë e mrekullueshme që premtonte shumë, vështirë se do të përsëritet. Fatkeqësisht! KB Universiteti, kampion i pesëfishtë i Kosovës në basketboll, si dhe fituese e Superkupës së Kosovës. Çfarë gjatësie, çfarë seleksionimi, çfarë talentesh, punë shumëvjeçare dhe e mundimshme.

Image

KB Universiteti

Por vite të paharruara”, vajton për brezin e dikurshëm, Blerim Krasniqi. Në foto janë: Fitore Perçuku, Djellza Shaqiri, Linda Dula, Albulena Bylykbashi, Vlora Braha, Vlora Krasniqi, Diana Sllovinja, Doruntina Vuniqi, Learta Berisha, Teuta Abdullahu, Elvira Dushku, Desara Peci dhe Albina...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test