Tri vizat e fundit superfinale nxirren këtë vikend në Prizren, Mitrovicë e Prishtinë - Bota Sot
Tri vizat e fundit superfinale nxirren këtë vikend në Prizren, Mitrovicë e Prishtinë

Basketboll

Tri vizat e fundit superfinale nxirren këtë vikend në Prizren, Mitrovicë e Prishtinë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 10:49
Pamje nga një konferencë e Agon Fehmiut

Prishtinë (Streetball Kosova) – Të premtën , të shtunën dhe të dielën, do të zhvillohen tre turnetë e fundit kualifikues të Z Mobile Streetball Kosova 2018.

Të premten, më 17 Gusht, turneu kualifikues mbahet në Prizren, në fushën tradicionale të Parkut të Qytetit Natyra i cili është funksionalizuar dhe është i gatshëm për  garat e streetballit. Regjistrimet e ekipeve do të fillojnë në ora 14 kurse garat në ora 15.   

Të shtunën, më 18 Gusht, karvani i Z Mobile Streetball Kosova 2018 bartet në Mitrovicë.

Garat në Mitrovicë sivjet mbahen për herë të parë në një ambient tejet të bukur dhe pitoresk: te Liqeni Akumulues në Suhodoll. Me fillim nga ora 10:30 do të bëhet regjistrimi i ekipeve dhe nga ora 11 do të fillojnë garat.   

Krejt në fund, të dielën më 19 Gusht, garat kualifikuese do të përmbyllen me turneun në Prishtinë, në Platon e Amfiteatrit në Sheshin Zahir Pajaziti.

Regjistrimet e skuadrave do të startojnë nga 11 dhe pas shortit të grupeve, garat do të nisin duke filluar nga ora 12.

Kështu, me këto tre gara do të caktohen edhe fituesit e tre qyteteve (Prizrenit, Mitrovicës dhe Prishtinës)  të cilët do ta kompletojnë listën prej 8 ekipeve pjesëmarrëse të Superfinales së sivjetme të Z Mobile Streetball Kosova 2018, e cila do të mbahet me 25 Gusht, në Prishtinë.  

Aktualisht, vizën për Superfinale e kanë siguruar nënkapionët e edicionit të kaluar Shmekat nga Prizreni, ekipi Depërtejshën (fituesi i Pejës), Air Force One (Gjakovë), Ultras (Gjilan) dhe Bill Clinton (Ferizaj).

Pas mungesës vitin e kaluar, Streetball Kosova sivjet po e vazhdon traditën e organizimit të garave në mbarë Kosovën dhe atë, duke i falënderuar në radhë të parë sponsorit gjeneral , kompanisë së telefonisë mobile Z Mobile e cila nuk është kursyer për ta rikthyer traditën e streetballit kosovar. Sikurse edhe në dy vitet e kaluara, mbështetje të fuqishme dhe tejet të rëndësishme, Streetball Kosova ka nga Presidenti i Republikës së Kosovës sikurse edhe nga përkrahësit e fuqishëm tradicional, Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe RTV 21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...