Tmusic vesh fanellën e Sigal Prishtinës - Bota Sot
Tmusic vesh fanellën e Sigal Prishtinës

Basketboll

Tmusic vesh fanellën e Sigal Prishtinës

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 18:04
Mikaile Tmusic vesh fanellën e Sigal Prishtinës

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës, Mikaile Tmusic është transferimi i radhës i Prishtinës. Tmusic që vitin e kaluar mbronte ngjyrat e KB Bashkimit, ishte lojtari kryesor i ekipit prizrenas që arriti të fitonte titullin e tyre të parë.

Mikaile njihet si lojtar mjaft i rëndësishëm për ekip, sepse është i fuqishëm në mbrojtje, kurse në sulm treshet janë pika më e fortë e tij. Mikaile Tmusic, gjithashtu këtë vit debutoi edhe për Kosovën në kualifikimet për botërorin, Kina 2019, bëhet e ditur nga KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...