Basketbolli ynë ka mbetur pa një figurë të rëndësishme - Bota Sot
Basketbolli ynë ka mbetur pa një figurë të rëndësishme

Basketboll

Basketbolli ynë ka mbetur pa një figurë të rëndësishme

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 15:43
Ilustrim

Ka ndërruar jetë Riza Gjakova-Riska nga Peja, njeriu që ka kontribuar për basketbollin pejan dhe atë të Kosovës në përgjithësi, para dhe pasluftës. I ndjeri Gjakova me vite të tëra ishte pjesë e rëndësishme e KB Peja, ku edhe për një kohë ishte sekretar i kësaj skuadre.

Basketbolli ynë ka mbetur pa një figurë të rëndësishme të saj, si dhe pa një njeri që dha aq shumë për sportin e Kosovës.

Riza Gjakova - Riska ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e qytetit në Pejë.

FBK i shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta familjes Gjakova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat