Real, Fenerbahce e Olympiacos fitojnë jashtë fushe dhe kryesojnë Euroleague - Bota Sot
Real, Fenerbahce e Olympiacos fitojnë jashtë fushe dhe kryesojnë Euroleague

Basketboll

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Real, Fenerbahce e Olympiacos fitojnë jashtë fushe dhe kryesojnë Euroleague

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 09:51
Euroleague

Janë mbyllur ndeshjet e javës së dytë të Euroleague në basketboll për meshkuj, ku vetëm 4 ekipe janë me pikë të plota në krye të saj. Pas CSKA Moskë, fitojnë edhe Fenerbahce, Real Madrid e Olympiakos, duke patur 4 pikë të plota.

Kampionët në fuqi të Real Madrid fituan 91-85 në Itali ndaj Armani Milano, ndeshje e vendosur në minutat e fundit në favor të ekipit “merengues”. Edhe pse james e Micov realizuan 41 pikë së bashku, ato mbetën për statistikë, ndërkohë që për Real u dalluan Randolph me 25 pikë e 11 rebaund.

Fiton edhe Fenerbahce, që mundi 93-85 Khimki Moskë, ndeshje me rivalitet dhe emocione, por në fund turqit arritën të shkëputen e fitojnë këtë sfidë delikate, mes dy ekipesh që synojnë një vend në play off. 6 lojtarë të Fenerbahce realizuan mbi 10 pikë, duke bërë që kolektiviteti i turqve të bëjë diferencën në fushë.

Jashtë fushe fiton Olympiacos, që mundi 85-80 Baskonia Gasteiz, një takim i dominuar dhe fituar me meritë nga grekët, që u shkëputën që në pjesën e parë dhe më pas administruan avantazhin (Milutinovic më i miri, me 23 pikë). Fiton edhe skuadra lituaneze e Zalgiris Kaunas, që mundi 93-79 turqit e Anadolu Efes, një rezultat disi surprizë (Davies 18 pikë).

Euroleague, java e dytë (16-17 tetor)

Stamboll – Buducnost, 71-63

Maccabi Tel Aviv – CSKA Moskë, 86-89

Bayern Mynih – Panathinaikos, 80-79

Gran Canaria – Barcelona, 87-86

Anadolu Efes – Zalgiris Kaunas, 79-93

Fenerbahce – Khimki Moskë, 93-85

Baskonia Gastoiz – Olympiacos, 80-85

Armani Milano – Real Madrid, 85-91

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test