Wilderi tallet me Joshuan: Të gjithë po të refuzojnë, sepse je kampion rastësisht

Boksi

Wilderi tallet me Joshuan: Të gjithë po të refuzojnë, sepse je kampion rastësisht

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:00
Wilder dhe Fury

Boksieri Anthony Joshua duket se do ta ketë të vështirë të gjejë një rival të denjë për duelin e 13 prillit, pasi të gjithë boksierët e tjerë të mëdhënj janë të zënë për atë datë.

Wilder dhe Fury janë pranë marrëveshjes për të zhvilluar revanshin mes tyre, ndërkohë që Joshua nuk ka dëshirë të duelojë ndaj Dillian Whyte, të cilin e ka mundur disa dite më parë.

Pas duelit të zhvilluar të shtunën në Londër, ku Whyte mundi Chisora me “KO”, fansat vërshëllyen gjatë Joshua kur ky i fundit u ngjit në ring dhe po fliste. 

Kaq ka mjaftuar që Deontay Wilder të thumbojë kampionin e botës. 

“Nuk e kupton që askush nuk e do më, se është kampion rastësisht. Vërshëllimat dhe sharjet kundër tregojnë se ai nuk ka atë popullaritet që mendon”, tha Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat