Zyrtare: Khabib - McGregor, lajm i rëndësishëm rreth revanshit - Bota Sot
Zyrtare: Khabib - McGregor, lajm i rëndësishëm rreth revanshit

Boksi

Zyrtare: Khabib - McGregor, lajm i rëndësishëm rreth revanshit

Më: 3 janar 2019 Në ora: 23:01
Khabib - McGregor

Për momentin e ardhmja e Khabib Nurmagomedov, kampionit të botës  në peshën e lehtë dhe Conor McGregor është ende e paqartë. Të dy sportistët do të dalin para Komisionit të Sportit në Nevada më 29 janar, ku dhe pritet të merret vendimi ndaj tyre pas incidentit që krijuan pas eventit UFC-229, që u zhvillua më 6 tetor në Las Vegas.

Por presidenti i UFC-së, Dana White, mendon se kjo sfidë duhet të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht brenda 2019-ës. “Për momentin po presim ende vendimin për fatin e dy sportistëve dhe se çfarë do të ndodhë. Këtu kemi edhe rivalë të tjerë që presin të duelojnë për titull, por ne duam edhe revanshin”, tha Dana White.

“Unë jam gati që të nis nga puna për organizimin e revanshit. Nëse gjërat do të shkojnë mirë nga Komisioni, palët kanë deklaruar se janë gati. Gjithçka mund të ndodhë në këtë sfidë, të cilën e duan edhe fansat. Besoj se brenda këtij muaji mund të kemi një përgjigje për të ardhmen e këtij Divizioni, ku janë edhe kampionë të tjerë si Holloway apo Ferguson”, u shpreh Dana White. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...