Pacquiao një veteran i pathyeshëm, mbron titullin kampion në moshën 40-vjeçare - Bota Sot
Pacquiao një veteran i pathyeshëm, mbron titullin kampion në moshën 40-vjeçare

Boksi

Pacquiao një veteran i pathyeshëm, mbron titullin kampion në moshën 40-vjeçare

Më: 20 janar 2019 Në ora: 09:50
Manny Pacquiao

Pavarësisht moshës, tashmë 40 vjeç, boksieri filipinas Manny Pacquiao ka mbrojtur titullin kampion bote të kategorisë WBA në peshën “welter” (pesha 63.5-66.7kg), duke mundur me vendim unanim të gjyqtarqëve rivalin amerikan Adrien Broner. Të tri gjyqtarët dhanë verdiktin unanim në favor të kampionit të botës: 117-111, 116-112 dhe 116-112 në përfundim të 12 raundeve, të cilat u dominuan nga boksieri filipinas. Sfida u zhvillua në Las Vegas.

Për Pacquiao ky është suksesi nr.61 në karrierën e tij, ku numëron edhe 7 humbje e 2 barazime. Ndërsa për 29-vjeçarin Adrian “The Problem” Broner, kjo është humbja e katërt në karrierë, ku numëron edhe 33 fitore e 1 barazim.

Edhe pse 11 vjet më i ri në moshë se filipinasi, Broner nuk arriti të shfrytëzojë freskinë, pasi në ring dominoi Pacquiao, që tregoi se është një boksier plot klas.

Broner nuk fitoi më shumë se 2-3 raunde, ndërsa epërsia e Pacquiao ishte e madhe që në raundin e parë, duke diktuar në ring me grushtet e tij. Rikthimi në stafin e Pacquiao i trajnerit Freddie Roach duket se solli një tjetër frymë të filipinasi, që ishte sërish i shpejtë në lëvizjet e tij edhe pse tashmë më i pjekur në menaxhimin e situatës, duke e merituar këtë triumf.

Tashmë të gjithë presin revanshin e duelit të shekullit mes tij dhe Floyd Mayweather.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...